75 Mall Live Search
10:41 / E Shtunë, 21 Shtator 2024 / Gj. Sh

”Çmendet” Rudiger, e godet me shuplaka një nga pjestarët e stafit të Realit (VIDEO)

Antonio Rudiger ka marrë vëmendjen në stërvitjen e fundit të Real Madridit.

Mbrojtësi gjerman, pak para ndeshjes me Espanyolin në La Liga, është kapur nga kamerat duke e goditur me shuplaka një nga pjestarët e stafit të Carlo Ancelotti, shkruan IndeksOnline.

Ai e godet disa herë, në pranin e futbollistëve të tjerë.

Rudiger këtë e bënë në formë shakaje, por nga pamjet shihet se personi i cili ishte goditur me shuplaka, nuk i kishte pëlqyer kjo.

Nuk dihet ende e vërteta rreth kësaj ngjarje, por vido tashmë është bërë virale në rrjetet sociale./IndeksOnline/