75 Mall Live Search
19:04 / E Diele, 22 Shtator 2024 / FR

Hezbollahu: Konfrontimi me Izraelin tani është një betejë e pafund, të gatshëm të përballemi me të gjitha mundësitë ushtarake

Zëvendës sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, Naim Qassem tha se organizata ka hyrë në një fazë të re të betejës së saj me Izraelin, të cilën ai e përshkroi si një “betejë pa fund”.

“Kërcënimet nuk do të na ndalojnë… Ne jemi të gatshëm të përballemi me të gjitha mundësitë ushtarake,” u shpreh ai, citon The Guardian.

Komentet erdhën gjatë funeralit të kreut të operacioneve ushtarake të Hezbollahut dhe komandantit në detyrë të forcës Radwan, Ibrahim Akil, i cili u vra në një sulm izraelit në periferitë jugore të Bejrutit.

Hezbollahu është zotuar të hakmerret kundër Izraelit për shpërthimet të martën dhe të mërkurën në pajisjet e komunikimit që i përkisnin anëtarëve të tij, duke vrarë të paktën 37 njerëz dhe plagosur rreth 3,000 të tjerë.

Sulmet i atribuoheshin gjerësisht Izraelit, i cili as e konfirmuar dhe as mohuar përgjegjësinë.