75 Mall Live Search
23:12 / E Diele, 22 Shtator 2024 / FR

Kurti: Kosova është fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka mbajtur fjalimin kryesor në ceremoninë e diplomimit të studentëve të nivelit master në fushën e të drejtave të njeriut dhe demokratizimit në Kampusin Global të të Drejtave të Njeriut në Venecia të Italisë, duke marrë shembull rrugëtimin e Kosovës në këtë kontekst.

Kurti përmes një postimi në platformën X të dielen, ka theksuar dy ngjarje të rëndësishme: 75-vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe vizitën e studentëve nga Kampusi Global i të Drejtave të Njeriut në Kosovë.

Ai ka potencuar ndër të tjera se këto dy momente historike janë të lidhura ngushtë me përparimin e Kosovës që nga çlirimi në vitin 1999.

“Ashtu sikurse Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut simbolizoi triumfin përfundimtar të shpirtit njerëzor mbi të këqijat e Luftës së Dytë Botërore, gjithashtu edhe Kosova përfaqëson kulminacionin e një udhëtimi të jashtëzakonshëm nga thellësitë e represionit, aparteidit dhe gjenocidit në fener të demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor”.