Një herë në muaj lavatriçen lëshojeni në temperaturë 90 gradë, ja pse?

Larja e rrobave në një temperaturë më të ulët duket si një ide e mirë ekologjike, mbi të gjitha ekonomike. Por ekspertët janë të bindur se kjo nuk është e mirë për shëndetin.
Bakteret jetojnë në trupin tonë në një temperaturë prej 37 gradësh, që do të thotë se një temperaturë prej 30 gradësh mund të mos i eliminojë ato, shkruan Indeksonline.
Kjo është arsyeja pse mikrobiologët këshillojnë të mos lani rrobat në temperatura më të ulëta se 60 gradë, veçanërisht nëse bëhet fjalë për rrobat e fëmijëve.
Për të siguruar që bakteret të mos mbeten në lavatriçe, rekomandohet që ta përdorni të paktën një herë në muaj në temperaturë 90 gradë, pa rroba në të./Indeksonline/