75 Mall Live Search
10:00 / E Hënë, 23 Shtator 2024 / AR

Jennifer Aniston zbulon pse nuk do të luajë më kurrë në një komedi si “Friends”

Ylli i Friends, Jennifer Aniston thotë se nuk do të bënte më kurrë një komedi. Së fundmi, duke folur në podcastin SmartLess, Aniston shpjegoi pse nuk ka ndërmend të luajë në një tjetër komedi pas “Friends”.

E pyetur se cila është puna e saj e preferuar në karrierë, ajo tha “Friends” pa u menduar shumë, transmeton Indeksonline.

“Më duhet të them se është numri një. Më mungon ai orar xhirimesh çdo ditë. Është orari më i mirë ndonjëherë në planet,” tha ajo.

Ajo beson se përvoja e xhirimit të një tjetër komedie nuk mund të krahasohet me serialin e vlerësuar me çmime, ndaj parapëlqen të mos luajë në një serial tjetër të tillë.

“Nëse do ta dija se do të ishte e njëjta përvojë që kisha me atë ekip, do të pajtohesha, por dyshoj se do të ndodhte ndonjëherë”, shpjegoi ajo.

Episodi i parë u transmetua 30 vjet më parë

Jennifer, e cila luajti Rachel Green në serial, ka mbetur në marrëdhënie të mira me pjesën tjetër të kastit të “Friends” deri më sot. Ajo shoqërohet kryesisht me Courteney Cox, e cila luante Monica Geller./Indeksonline/