75 Mall Live Search
13:59 / E Hënë, 23 Shtator 2024 / S Z

“Opozitë e mjerimit”, deputeti i VV-së nuk i kursen kundërshtarët

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci,  nuk i ka kursyer kritikat në adresë të kundërshtarëve politikë, të cilët i quan opozitë e mjerimit.

Duke iu referuar deklaratave të opozitës lidhur me izolimin e Kosovës dhe prishjen e marrëdhënieve me ndërkombëtarët, Bajqinovci thotë se opozita nuk ka ide e as vizion dhe se krejtë çka ajo ofron është vetëm frika.   

“Opozita e mjerimit vazhdon të bëjë të vetmen ofertë për popullin: “na prishën me ndërkombëtarët, na izoluan dhe po bëjnë terror mbi serbët në veri.”  Kjo është çka ofron opozita në Kosovë – asnjë ide, asnjë vizion dhe vetëm frikë. Ne, nga ana tjetër po punojmë për zhvillim, drejtësi dhe barazi për të gjithë qytetarët!”, ka shkruar Bajqinovci në facebook./Indeksonline/