75 Mall Live Search
11:47 / E Martë, 24 Shtator 2024 / L K

Hovenier kërkon përgjegjësinë e plotë për autorët e sulmit në Banjskë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë homazhe në nderim të 1 vjetorit të vrasjes së Afrim Bunjakut.

Ambasadori ka bërë thirrje që autorët e këtij krimi të mbahen përgjegjës dhe të dalin para drejtësisë.

“Sot u bashkova me Qeverinë e Kosovës dhe kolegët diplomatikë për të nderuar kujtimin e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë, sot një vit më parë. Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjen e tyre, dhe është pritshmëria jonë, që autorët dhe të gjithë ata që u përfshinë në atë krim të tmerrshëm të mbahen plotësisht përgjegjës”, shkruan Hovenier në Twitter./Indeksonline/