75 Mall Live Search
16:29 / E Martë, 24 Shtator 2024 / MSH

Prokuroria e Gjakovës kërkon paraburgim për të dyshuarin që merrej me shitblerje narkotikësh

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njoftoi se ndaj të pandehurit me inicialet B.P., ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet B.P., me parë dhe deri më 2 shtator, rreth orës 21:10, në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, pa autorizim dhe me qellim shitje ka poseduar substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë.

Njësia e Trafikut, përderisa ndodheshin në pikë kontroll, kanë sinjalizuar për t’u ndalur të pandehurin i cili po e drejtonte veturën VW Golf, por i njëjti i është shmangur policisë, duke tentuar të ikë përmes rrugës në drejtim të Gjakovës,.

Policia kanë vazhduar në drejtim të tij dhe kanë arritur t’a ndalojnë, pasi që i njëjti është njoftuar për arsyen e ndaljes, është vërejtur një shqetësim tek i njëjti, për një moment ka marr dy qese të zeza dhe ka filluar të vrapojë në një distancë prej 300 metra; i pandehuri ka hedhur qesen e madhe në sasi rreth 995 gr, narkotikë, ndërsa qesen tjetër më të vogël në sasi prej 571 gr, ka vazhduar ta mbajë në dorë.

Pasi është arrestuar, është hapur qesja dhe është vërejtur se ka lëndë të dyshuar për narkotikë, në peshë të përgjithshme rreth 1 kg e 566 gramë, të gjitha të sekuestruara.

Me këto veprime, formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.