75 Mall Live Search
22:18 / E Martë, 24 Shtator 2024 / Gj. Sh

Djegia e vilës së Mefail Bajqinovcit, Policia jep detaje

Vila e Deputetit të Kosovës, nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovcit, qe gjendet afër Bjeshkëve të Bajgorës, është dëmtuar ditën e sotme.

Burimet e IndeksOnline pohuan se ajo është dëmtuar nga një shpërthim, e që dyshohet të jetë eksploziv.

Rastin për IndeksOnline e konfirmoj edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ajo tha se deri tani, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar dhe se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur hetimet.

“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën se  një villë në fshatin Katunishtë të Podujevës, është djegur. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin kanë nisë një hetim për rastin”, tha Ahmeti për IndeksOnline.