75 Mall Live Search
22:40 / E Martë, 24 Shtator 2024 / MSH

Chelsea demolon Barrown

Chelsea nuk po e njeh humbjen prej kur timonin e ekipit londinez e mori Enzo Maresca.

Ekipi po kalon në një formë të mrekullueshme dhe këtë më së miri po e dëshmojnë golat që po shënohen me shumicë në çdo ndeshje, shkruan IndeksOnline.

Chelsea sonte u ndesh me FC Barrow, në kuadër të kupës EFL, dhe fitoi me rezultat të thellë 5-0.

Londinezët ishin nikoqirë të një atmosfere zhurmuese në “Stamford Bridge”, teksa serinë e golave e hapi Christopher Nkunku, në minutën e 8-të.

Nkunku shënoi jo një, jo dy, po tre gola për “Blutë”.

Rezultatit ia ndihmoi një autogol i musafirëve në minutën e 28-të, teksa Pedro Neto tundi rrjetën e Barrow në minutën e 48-të.

Ndeshjen e radhës, Chelsea e luan ndaj Brighton, të vlefshme për ligën Premier, teksa Barrow takohet me Gillingham, në kuafër të ligës së dytë./Indeksonline/