75 Mall Live Search
08:34 / E Mërkurë, 25 Shtator 2024 / MSH

Vila e Bajqinovcit dyshohet se është djegur qëllimisht, u gjetën dy shishe plastike

Vila e deputetit të LVV-së, Mefail Bajqinovci, u dogj mbrëmë.

Vila që gjendet në afërsi të bjeshkëve të Bajgorës u përfshi nga zjarri, teksa burime të IndeksOnline pohojnë se pranë saj janë gjetur dy shishe të plastikës, me të cilat dyshohet të jetë vënë zjarri.

Rasti mbrëmë u konfirmua edhe nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën se  një vilë në fshatin Katunishtë të Podujevës, është djegur. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin kanë nisë një hetim për rastin”, tha Ahmeti për IndeksOnline.

IndeksOnline ju sjell pamje: