75 Mall Live Search
09:22 / E Mërkurë, 25 Shtator 2024 / L K

Ministri i Libanit thotë se vetëm SHBA-ja mund t’i jep fund luftës

Ministri i Jashtëm i Libanit ka sugjeruar se SHBA është i vetmi vend që mund t’i japë fund konfliktit midis Izraelit dhe Hezbollahut dhe shprehu zhgënjimin për përgjigjen e deritanishme të Presidentit Joe Biden.

Abdallah Bou Habib, tha për fjalimin e Biden në OKB të martën:

“Nuk ishte e fortë, nuk është premtuese dhe nuk do ta zgjidhte problemin libanez. Ne ende shpresojmë. Shtetet e Bashkuara janë i vetmi vend që mund të bëjë vërtet një ndryshim në Lindjen e Mesme dhe në lidhje me Libanin”, tha ai.