Arrestohet një person në Fushë Kosovë, e kanosi viktimën duke gjuajtur me armë

Është arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje kishte kanosur viktimën, mashkull, duke shtënë me armë zjarri një herë në tokë.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë copë fishekë dhe një gëzhojë.
Policia ka njoftuar se gjuajtja me armë ka ndodhur të martën pas orës 22:00, transmeton IndeksOnline
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/