75 Mall Live Search
12:42 / E Mërkurë, 25 Shtator 2024 / mp

Kalon në komision Projektligji për byronë

Komisioni për legjislacion ka votuar Projektligjin për byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Kështu njoftoi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Sot, përpara anëtarëve të Komisionit për legjislacion prezantova projektligjin për byronë me fokus ndryshimet që ndërlidhen me adresimin e gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese, siç janë retroaktiviteti, periudha e verifikimit, komisioni mbikëqyrës dhe ndarja e pushteteve. I falenderoj anëtarët e komisionit për diskutimet dhe votimin e këtij projektligji të rëndësishëm që ka për qëllim ndjekjen e pasurisë së pajustifikueshme të zyrtarëve”.