Kanë mbi 50 vjet jetë mbi supe, por këto dy “bisha”…!

Heidi Klum dhe Sofia Vergara dhanë një dozë magjepsjeje dhe sofistikimi teksa dolën në qendër të skenës në tapetin e kuq për finalen e sezonit America’s Got Talent në Los Anxhelos.
Dyshja tregoi me këtë paraqitje se jo më kot mbeten dy nga figurat më ikonike të televizionit.
Supermodelja gjermano-amerikane u shfaq me fustan të kuq pa rripa dhe dukej thjesht mahnitëse.

Sofia, 52 vjeçe, gjithashtu dukej bukur dhe dëshmoi se vitet për të janë veç numra. Për të kompletuar look-un e saj, Sofia veshi një gjerdan të shkëlqyeshëm prej ari./Indeksonline/
