“Arnimin” e disa rrugëve në fshatra të Podujevës, komuna e shpërblen me kontratë kompaninë me ofertën shumë më të lartë

Për asfaltimin e disa rrugëve në fshatrat Pënuhë, Luzhan, Sallabajë dhe Shakovocë, Komuna e Podujevës e udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi e ka shpërblyer kompaninë me ofertën më të lartë për disa mijëra euro, shkruan Indeksonline.
Sipas të dhënave për këtë tender kishin aplikuar dy kompani NNSH VAAKAL me çmimin 152 mijë e 684 euro dhe grupi operatorëve Beni-Com SH.PK Ceni Engineering Sh.P.K -Podujevë me oferëtn më të lirë 90 mijë 426 euro. /Indeksonline/
