75 Mall Live Search
16:46 / E Mërkurë, 25 Shtator 2024 / Gj. Sh

Rrahje masive mes ultrasve të Genoas dhe Sampdorias, përfshihet edhe Policia (VIDEO)

Një nga derbit më të zjarrtë lokal në botë është edhe ai mes Genoas dhe Sampdorias.

Tifozët e të dyja skudrave rrahen mes vete pothuajse sa herë përballen në derbi, shkruan IndeksOnline.

Njëjtë ka ndodhur edhe sot, në prag të ndeshjes së vlefshme për 1/16 e Kupës së Italisë.

Në pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale, shihen ultras të Genoas dhe Sampdorias të cilët janë përfshirë në një rrahje masive.

Ata po ashtu janë përleshur edhe me Policinë, të cilët ishin aty për të ruajtur sigurinë.

Ndeshja mes Genoas dhe Sampdorias, nis nga ora 21:00./IndeksOnline/