Premtimi i Yll Limanit në ditëlindjen e tij

Ditën e djeshme, këngëtari Yll Limani festoi ditëlindjen e 30-të.
Në këtë datë si gjithmonë, pranoi urime të shumta nga personat e zemrës.
E me këtë rast, ai vendosi t’i falënderoj të gjithë për urimet duke dhënë edhe premtimin e madh, duke theksuar që së shpejti do të vijë me projekte të reja.
“Faleminderit të gjithëve për urimet! Ju dua pafund. Shihemi së shpejti me projekte të reja”, shkroi ai./Indeksonline/