75 Mall Live Search
09:08 / E Enjte, 26 Shtator 2024 / MSH

Aksident në Fushë-Kosovë, dyshohet se ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë-Kosovë.

Indeksonline raporton se në aksident janë përfshirë dy automjete, teksa burimet fillestare pohojnë se ka edhe të lënduar.

Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur ekzaminimet e nevojshme.

Në vendin ku ndodhi aksidenti ka arritur edhe një autoambulancë, e cila u ka ofruar ndihmë mjekësorë pasagjerëve.

Për shkak të aksidentit të ndodhur në mes të rrugës, në aksin Fushë Kosovë-Prishtinë është janë shkaktuar kolona të gjata.