David-i ekspozon trupin me muskuj nga fitnesi, ua ndreq ditën fanseve

David Beckham ka postuar një video në Instagram në të cilën ka treguar se si e nis ditën me stërvitje dhe kështu i ka mahnitur fanset e tij.
Në fillim të videos, ish-futbollisti ka hequr fanellën dhe ka treguar muskujt e tonifikuar dhe më pas ka nisur të ushtronte në palestrën e tij private në shtëpi.
“Nuk ka mënyrë më të mirë për ta nisur ditën”, ka shkruar ai krahas videos dhe një fanseje ka bërë shaka: “Jam dakord, është një fillim i mbarë edhe për mua”./Indeksonline/
