75 Mall Live Search
14:39 / E Enjte, 26 Shtator 2024 / MSH

Musliu-Shoshi: Tragjedia e Abrisë na kujton rëndësinë e lirisë dhe paqes

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka bërë homazhe në fshatin Abri e Epërme, në 26-vjetorin e masakrës së 23 anëtarëve të familjes Delijaj, në mesin e të cilëve pat gra, fëmijë e pleq.

Musliu-Shoshi tha se kjo ngjarje na kujton rëndësinë e lirisë dhe paqes.

Le të punojmë për të ardhmen e shtetit tonë ku kujtimi për ata na udhëheqë gjithmonë! Nderojmë të gjithë ata që humbën jetën dhe sakrifikuan për lirinë e Kosovës!” shkroi Musliu-Shoshi në Facebook.

Krahas Musliu-Shoshit, homazhe bënë edhe kolegë të shumtë të saj partiakë.

Ky është postimi i plotë i saj:

Sot në Abri të Epërme në kujtim të masakres së familjes Delijaj dhe deshmoreve  Valdet Xhemajli, Vesel Demaku dhe Afrim Hajdaraj, ku më 26 shtator të vitit 1998 forcat kriminale serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë.

Në këte ditë u masakruan 23 anëtare të familjes Delijaj, në mesin e tyre femijë, gra e pleq.

Kjo ngjarje tragjike na kujton rëndësinë lirisë dhe paqes. Le të punojmë për të ardhmën e shtetit tonë ku kujtimi për ata na udhëheqë gjithmonë!

Nderojmë të gjithë ata që humbën jetën dhe sakrifikuan për lirinë e Kosovës!

LAVDI!