75 Mall Live Search
10:23 / E Premte, 27 Shtator 2024 / mp

Parandalohet kontrabanda me duhan, konfiskohen 680 paketime

680 paketime me duhan janë ndaluar në terminalin doganor te Dheu i Bardhë të enjten.

Policët kanë gjetur se ato kishin synim kontrabande dhe i kanë konfiskuar.

“Nga patrullat policore është parandaluar një rast i kontrabandës me mallra (duhan). Janë gjetur dhe konfiskuar 680 paketime me peshë 340 kg duhan i përpunuar. Me urdhër të prokurorit kompetent, malli së bashku me automjetin dërgohen në terminlain doganor – Dheu i Bardhë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.