Publikohet fotoja, tifozi sulmoi gjyqtarin e ndeshjes Chelsea – Norwich (Foto)
Një tifoz i Chelseat ishte i frustruar nga gjyqtari Graham Scott, dhe u fut në fushë për ta sulmuar.
Për fat të mirë, sigurimi në “Stamford Bridge” reagoi shumë shpejtë duke kapur tifozin i cili ishte afër ta sulmonte gjyqtarin.
Scott ishte në qendër të vëmendjes, pasi kishte dy raste të kontestueshme në fitoren e Chelseat kundër Norwichit.
Ai i ndëshkoi me karton të verdhë dy futbollistët e Bluve të Londrës, Morata dhe Willian, në vend se të akordonte penallti për ta./IndeksOnline/