75 Mall Live Search
12:59 / E Premte, 27 Shtator 2024 / k.v

Pesë të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin për IndeksOnlinen e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, si edhe me rastin po merret njësiti i trafikuat.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën  Prishtinë- Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal./IndeksOnline/