75 Mall Live Search
16:21 / E Premte, 27 Shtator 2024 / FR

Osmani takoi presidentin e Malawit: Kosova është e bekuar me miq në çdo anë të botës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York është takuar me Presidentin e Malawit, Lazarus Chakwera.

“Në New York, takova edhe Presidentin e Malawit, Lazarus Chakwera. Pavarësisht distancës midis shteteve tona, përkushtimi për ta thelluar bashkëpunimin në të mirë të qytetarëve tanë, mbetet i palëkundur. Kosova është e bekuar me miq në çdo anë të botës!”, ka shkruar Presidentja Osmani.