Kampionët e Kosovës, Ballkani zgjedh Lakeside Hotel për akomodim

Ballkani nesër e zhvillon ndeshjen e ardhshme në Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Suhareka, para tifozëve vendas do të përballet me FC Ferizajin, shkruan IndeksOnline.
Një ditë para ndeshjes, Kampioni i Kosovës ka vendosur të akomodohet në hotelin luksoz, Lakeside Hotel.
LAKESIDE HOTEL SPA AND CONFERENCE është një hotel luksoz me pesë yje që ndodhet në Vermicë të Prizrenit, një nga vendet më të bukura në Kosovë.
Hoteli ndodhet pranë liqenit, i cili u ofron mysafirëve një shumëllojshmëri aktivitetesh ujore si noti, lundrimi dhe peshkimi./IndeksOnline/




