Kurti: Regjimi i vjetër po shpërndan para te pista te media të caktuara – reagon AGK

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Presidiumin vjetor të Internacionales Socialiste, ku tha se në Kosovë nuk ka më grupe apo individë që mund ta sfidojnë Republikën.
Kurti tha se në Kosovë nuk ka burime të brendshme destabilizuese apo që kërcënojnë sigurinë e që agjencitë e Kosovës për siguri nuk mund ta menaxhojnë, por goditi mediat duke thënë se “regjimi i vjetër ka humbur fuqinë e vet politike por jo edhe paratë e tyre të pista”, e që sipas tij”, “ata synojnë të frikësojnë edhe të tjerët po ashtu, duke shpërndarë para tek media të caktuara onlinë që kijojnë më shumë lajme të rreme e dezinformata”.
“Regjimi i vjetër ka humbur fuqinë e vet politike, por jo edhe paratë e tyre të pista. Të frikësuar nga Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, që është në proces të bërjes, ata synojnë të frikësojnë edhe të tjerët po ashtu, duke shpërndarë para tek media të caktuara online që krijojnë shumë lajme të rreme e dezinformata”.
“Kështu, kur ne problematizojmë çështjen e lajmeve të rreme e dezinformatave, ndoshta është mirë të ndjekim edhe udhëzimin e vlefshëm amerikan ‘’me i ndjekë paratë’’, për shkak se këta që krijojnë lajme të rreme e dezinformata, nuk e bëjnë këtë në baza vullnetare. Dikush, diku, disi i paguan për këtë, dhe kjo përbën aktivitet kriminal e ilegal të cilin ne, si shtete socialiste e socialdemokrate, duhet ta ndjekim”, tha Kurti
Më tej, Kurti tha se si qeveri socialdemokrate janë të përkushtuar në fuqizimin e grave dhe të rinjve, teksa përmendi masat e mara, bursat dhe sipas tij, lidhjen e tregut të punës me edukimin profesional.
^^^^
Reagon AGK
AGK-ja dënon gjuhën sulmuese të Kryeministrit Kurti ndaj mediaveAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon ashpër sulmin e fundit ndaj mediave të bërë sot nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.AGK-ja e sheh me shumë shqetësim një përpjekje të tillë të papranueshme për të minuar kredibilitetin e mediave në Kosovë pa asnjë fakt dhe argument, duke hedhur akuza drejt mediave se “paguhen nga regjimet e kaluara” për kinse prodhimin e lajmeve të rreme dhe dezinformatave lidhur me Byronë për Verfikim dhe Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme.Në raportin e fundit të Reporterëve Pa Kufij, Kosova ka shënuar rënie drastike prej 19 vendesh sa i përket lirisë së shtypit, andaj ftojmë Kryeministrin Albin Kurti të përmbahet nga fushata të tilla dhe nga paralajmërimet e tij politike për përndjekje dhe mësymje ndaj mediave e gazetarëve mbi aludime të pa argumentuara, gjë që e përkeqëson edhe më tej situatën në vend sa i përket lirisë së medias dhe ambientit të të bërit gazetari.Problematizimi i çështjes së dezinformatave dhe lajmeve të rreme, për të cilat pretendon kryeministri Kurti, nuk bëhet në asjnë mënyrë duke cenuar rëndë dhe pa asnjë argument kredibilitetin e mediave, si një prej shtyllave më të rëndësishme të demokracisë në vend.—www.agk-ks.org#AGK#gazetaret#mediat