75 Mall Live Search
23:11 / E Shtunë, 28 Shtator 2024 / G T

Nuk po e zhgënjen Luanin, Ardian Krasniqi fiton meçin e radhës me nokaut

Ardian Krasniqi ka shënuar fitore të madhe me nokaut, duke mbetur kampion i WBO Intercontinental.

Krasniqi mposhti me nokaut qysh në raundin e parë kundërshtarin e tij, Saul Ivan Male, shkruan Indeksonline.

Kjo ishte lufta e tij e 10-të në karrierën profesionale nga Krasniqi dhe i ka të gjitha fitore, të gjitha me nokaut.

Përveç Krasniqit, sonte titullin “IBO World Youth”, e fitoi edhe boksieri Eris Bajra, i cili e mposhti boksierin Raul Ugueton.

E, fitore mori edhe boksieri tjetër shqiptar, Altin Zogaj, i cili me vendim të gjyqtarëve fitoi kundër boksierit nga Tanzania, Joseph Maigwisya./Indeksonline/