75 Mall Live Search
20:31 / E Diele, 29 Shtator 2024 / FR

Izraeli thotë se ka shënjestruar 120 vende të Hezbollahut në gjithë Libanin

Ushtria izraelite thotë se pak më parë nisi një “sulm të gjerë” në të gjithë Libanin, duke përfshirë “dhjetëra” avionë luftarakë.

Ushria tha se kishte sulmuar “rreth 120 objektiva ushtarakë të organizatës terroriste Hezbollah” – duke përfshirë në Libanin jugor dhe më thellë në vend, ka raportuar BBC.

IDF vazhdoi të thoshte se këto vende përfshinin shtabe “të rëndësishme”, ndërtesa ushtarake dhe struktura të përdorura nga grupi për të sulmuar Izraelin.