Ndërpritet ndeshja pas golit të Militaos, tifozët fillojnë të hedhin gjësende në fushë

Skuadra e Real Madridi ka shënuar gol ndaj Atletico Madrid në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në La Liga.
Golin e shënoi Eder Militao në minutën e 64’të, shkruan Indeksonline

Pas golit, tifozët në “Metropolitano” kanë filluar të hedhin gjësende në fushë dhe kështu ndeshja është ndërprerë për pak minuta.
10 minuta është koha që gjyqtari i ndeshjes i ka lënë lojtarët të futen në zhveshtore dhe më pas të rikthehen në fushë.
Por, fillimisht tifozët duhet të qetësohen përndryshe ndeshja nuk fillon fare./Indeksonline./
