Ndërron jetë këngëtari i njohur

Kris Kristofferson, këngëtari, aktori dhe tekstshkruesi amerikan, i cili njihet si krijues i shumë hitesh si Me and Bobby McGee dhe Help Me Make It Through the Night, vdiq të shtunën në moshën 88-vjeçare, tha familja e tij.
Një zëdhënës i familjes tha të dielën se Kristofferson vdiq në shtëpinë e tij në Maui, Hawaii, i rrethuar nga familja, por nuk e zbuluan shkakun e vdekjes, transmeton Indeksonline.
Kristofferson ishte një njeri rilindas – një atlet me një ndjeshmëri poetike, një ish-oficer ushtarak dhe një pilot.
Ai hyri në botën e muzikës si tekstshkrues në kryeqytetin e muzikës country të Nashville – duke shkruar hite si fitues i Grammy Help Me Make It Through the Night, For the Good Times and Me and Booby McGee, një nga hitet e fundit të Janis Joplin./Indeksonline/