Ky është Henri, krokodili më i vjetër në botë, ka 10 mijë pasardhës

Henri, që vlerësohet të jetë 123 vjeç, është krokodili më i vjetër i njohur në botë. Është më shumë se pesë metra i gjatë dhe peshon 700 kilogramë.
Besohet se ai ka lindur rreth vitit 1900 në kënetat e deltës Okavango në Botsvana.
Pasi mbërriti në Crocworld, Henri u çiftua me të paktën gjashtë femra, duke bërë që rojtarët e tij të vlerësonin se ai la më shumë se 10,000 pasardhës në më pak se 40 vjet.
Ditëlindja e tij festohet më 16 dhjetor, ndaj në fund të këtij viti duhet të mbushë 124 vjeç./Indeksonline/