Motoçikleta godet një këmbësor në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Lipjan.
Sipas pamjeve të siguruar nga Indeksonline, dyshohet që një motorris ka goditur një këmbësor në rrugën kryesore në Lipjan.
Indeksonline ka mësuar se këmbësori dhe motoristi janë dërguar më emergjencë në QKUK.
Në vendin e ngjarjes vërhet edhe policia, ku po merren me rastin.
Më poshtë mund të shihni pamjet nga ky aksident./Indeksonline/
