75 Mall Live Search
18:03 / E Hënë, 30 Shtator 2024 / Gj. Sh

Grupi dhe orari i ndeshjeve të Trepçës në FIBA Europe Cup

Pas sigurimit të fazës grupore dhe vendosjes në Grupin H të FIBA Europe Cup, ku edhe ka mësuar kundërshtarët e saj, Trepça ka tashmë edhe orarin e ndeshjeve për garat evropiane gati.

Faqja zyrtare e FIBA Europe Cup ka bërë të ditur orarin e secilës ndeshje të Grupit H, ndërsa aventura e Trepçës do të nis si mysafir në Francë, për të luajtur pastaj tre ndeshje si vendas dhe dy të fundit si mysafir.

Trepça ra në FIBA Europe Cup, pasi që u eliminua në ndeshjen e dytë kualifikuese për Basketball Champions League.

Kujtojmë, Trepça në Grupin H ka kundërshtarë: Ludwigsburg MHP Reisen (Gjermani), JDA Bourgogne Dijon (Francë) dhe Caledonia Gladiators (BeM).

ORARI I NDESHJEVE TË GRUPIT H:

08.10.2024. Ludwigsburg – Caledonia (19:30)

09.10.2024. Dijon – Trepça (20:30)

16.10.2024. Trepça – Ludwigsburg (19:00)

16.10.2024. Caledonia – Dijon (20:30)

23.10.2024. Ludwigsburg – Dijon (19:30)

23.10.2024. Trepça – Caledonia (20:00)

30.10.2024. Trepça – Dijon (19:00)

30.10.2024. Caledonia – Ludwigsburg (20:30)

06.11.2024. Ludwigsburg – Trepça (19:30)

06.11.2024. Dijon – Caledonia (20:30)

13.11.2024. Dijon – Ludwigsburg (20:30)

13.11.2024. Caledonia – Trepça (20:30).