75 Mall Live Search
19:23 / E Hënë, 30 Shtator 2024 / Gj. Sh

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA dënon Presidentin e Federatës së Futbollit të Kamerunit, Samuel Eto’o.

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Interit është dënuar me 6 muaj për të ndjekur ndeshjet e kombëtares së Kamerunit.

Eto’o ka shkelur nenin 13, për sjellje fyese dhe ofenduese të parimeve.

Ai ka pasur sjellje ofenduese dhe të pahijshme ndaj lojtarëve dhe zyrtarëve në raundin e 16-të të Kupës së Botës për femra U-20, kundër Brazilit./IndeksOnline/