75 Mall Live Search
09:30 / E Martë, 01 Tetor 2024 / mp

Tetori nis me “bereqet”, shpallet tenderi për segmentin e rrugës Dollc-Zahaq

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shpallur tenderin për zgjerimin e rrugës nacionale Prishtinë-Pejë, përkatësisht segmenti Dollc – Zahaq.

Vlera e parashikuar për katër lote të këtij tenderi është 45,690,000 euro, raporton Indeksonline.

Sipas dosjes së tenderit të publikuar në platformën E-prokurimi zgjerimi i kësaj rruge është ndarë në disa lote .

Për shpalljen e tenderit mbi 45 milionë euro është përdorur procedura e hapur ndërsa kriter për dhënie të kontratës është çmimi më i ulët.

Ndryshe Qeveria e Kosovës, në fund të vitit të kaluar,  kishte miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, segmenti Kijevë-Dollc, Zona kadastrale: Kijevë, Komuna Malishevë dhe zonat kadastrale: Çabiq, Zabërgjë, Gllarevë, Dresnik, Gremnik dhe Dolle të Komunës së Klinës. /Indeksonline /

Dokumenti: