Pasul me suxhuk, gullash me mish, ushqimi i ushtarëve sot në FSK

Nga sot kompanisë së kontraktuar për ushqimin e ushtarëve të FSK-së i ka skaduar kontrata.
Nga 1 tetori ka filluar improvizimi ku thuhet se janë angazhuar punëtorët e Mensës së Studentëve që të udhëtojnë në kazerma për t’ua përgatitur ushqimin ushtarakëve.

Indeksonline ka siguruar pamjet e ushqimeve që sot u janë servuar ushtarëve në kazerma.

Pasul me suxhuk dhe gullash me mish, të përcjella me supë janë disa nga shujtat e ngrohta që u janë servuar sot ushtarëve në kazermat e FSK-së.

Në tryezë mungojnë pemët dhe lëngjet, të cilat shërbeheshin nga ish-kompania e kontraktuar./Indeksonline/