Mariah Carey, gati për gjykatë, akuzohet për shpifje

Mariah Carey do të dëshmojë pas padisë që ka ngritur i vëllai ndaj saj, Morgan Carey.
Lajmi është bërë i ditur nga kanali amerikan Fox News, transmeton Indeksonline.
Kjo ka të bëjë me një rast shpifjeje që ishte ngritur nga Morgani në vitin 2021.
Dokumentet ligjore tregojnë se si Mariah dhe Morgani u kërkohet të dëshmojnë para 31 janarit 2025.
Kjo padi u ngrit nga Morgani, sepse ai besoj se shkrimet e këngëtares në librin e saj janë të rreme, shpifëse dhe të dhimbshme.
Ai pretendon se fjalët e motrës i kanë shkaktuar dëme serioze reputacionit të tij. Tanimë ai po kërkon dëmshpërblim. Nuk dihet se për çfarë shume bëhet fjalë./Indeksonline/