75 Mall Live Search
13:40 / E Martë, 01 Tetor 2024 / L K

Kaq vjet burgim i mori blogerja shqiptare në Kroaci, i goditi për vdekje vëlla e motër

Shtetasja shqiptare Klevisa Ymeri u dënua sot me katër vjet burgim për shkak se nga pakujdesia shkaktoi një aksident të rëndë trafiku me pasojë vdekjen e dy viktimave.

Aksidenti fatal i trafikut ka ndodhur rreth orës 20:30 të datës 10 prill të këtij viti në autostradën e Adriatikut, pra në rrugën shtetërore D-8.

Në aksident humbën jetën vëlla e motër, Kate dhe Stipe Đerek.

Familja e viktimave janë deklaruar si të pakënaqur me vendimin e gjykatës./Indeksonline/