Ka ndërruar jetë fituesi i Eurovizionit

Martin Lee, i cili fitoi Eurovizionin për Britaninë e Madhe në vitin 1976 me grupin Brotherhood of Man dhe këngën “Save Your Kisses For Me”, vdiq në moshën 77-vjeçare.
Martin këndoi vokalin kryesor në këngën fituese të Eurovizionit të vitit 1976.

Kënga “Save Your Kisses For Me” ishte numri 1 në 31 vende dhe në Librin e Rekordeve Guinness është kënga më e shitur e Eurovizionit e të gjitha kohërave, si dhe fituesja më e madhe për nga përqindja e votave./Indeksonline/
Sad news today that lead singer Martin Lee of Brotherhood of Man has died. He was 77. Seen here with bandmates Nicky, Lee and wife Sandra on stage in The Hague performing the UK winning song at #Eurovision 1976 Save All Your Kisses For Me – R.I.P. Martin pic.twitter.com/B8kaJ3TwMa
— Will O'Regan🌻 (@willovision) October 1, 2024