75 Mall Live Search
09:16 / E Mërkurë, 02 Tetor 2024 / L K

Pallati Mbretëror po shtohet, princesha është shtatzënë

Princesha Beatrice është shtatzënë! Lajmin e ka konfirmuar zyrtarisht të martën dhe ajo dhe bashkëshorti i saj.

“Lartëmadhëria e saj mbretërore princesha Beatrice dhe zoti Edoardo Mapelli Mozzi janë shumë të kënaqur të njoftojnë se ata janë duke pritur fëmijën e tyre të dytë së bashku në fillim të vitit të ri,” shkroi Buckingham Palace në X.

Çifti tashmë ka një vajzë trevjeçare, Sienna dhe Mozzi ka gjithashtu një djalë 8-vjeçar, Christopher Woolf, nga lidhja e tij e mëparshme me Dara Huang-un, me të cilën u nda në vitin 2018.

Në fund të të njëjtit vit, ai filloi një lidhje me Beatrice-n dhe u fejuan në shtator 2019. Dasma pasoi në korrik 2020.

“Lartëmadhnëria e tij mbreti është informuar dhe të dyja familjet janë të kënaqura me lajmin”, thuhet gjithashtu në postimin zyrtar në Twitter./Indeksonline/