Fero me foto na e dëshmon se ka fshirë disa tatuazhe

Ish reperi i njohur vendas, Fero muaj më parë na bëri me dije se shumë shpejt do të nis procedurat për largimin e tatuazheve.
E këtë së fundmi na e ka faktuar edhe me disa pamje të shpërndara në llogarinë e tij në Instagram, shkruan IndeksOnline.
Janë bërë disa muaj që kur Fero është larguar nga muzika, kjo për një qëllim të vetëm, përkushtimin në fenë islame.

Kujtojmë se ish- reperi kosovar poashtu është në procedura të divorcit me ish- bashkëshorten e tij, Arbenita Ismajli me të cilën kanë edhe një vajzë. /IndeksOnline/
