75 Mall Live Search
09:46 / E Mërkurë, 02 Tetor 2024 / L K

Rrokulliset një veturë në rrugën që u shemb para pak muajve, në segmentin Klinë-Gjakovë

Një veturë e tipit Jeep ka rënë nën rrugë në segmentin Klinë-Gjakovë. Vetura është rrokullisur në vendin ku u shemb rruga pak muaj më parë.

Policia dhe merimanga kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta nxjerrin nga humnera veturën e aksidentuar.

Për fat të mirë, aksidenti ka përfunduar me vetëm dëme materiale./Indeksonline/