75 Mall Live Search
18:02 / E Mërkurë, 02 Tetor 2024 / Gj. Sh

Portieri i njohur spanjoll thotë se ka tentuar të vriste një tifoz pasi e sulmoi nga tribunat

Javën e fundit, portieri i Real Madridit, Thibout Courtois kishte përplasje me tifozët e Atletiko Madridit, në ndeshjen e cila u mbyll me barazim 1-1.

Belgu u sulmua disa herë me shkrepsë dhe gjesende tjera, ku nuk munguan edhe provokimet e tij ndaj tifozëve, e gjyqtari e ndali ndeshjen për disa minuta, shkruan IndeksOnline.

Rreth kësaj ngjarje ka folur edhe ish-portieri i Real Madridit dhe Valencias, Santi Canizares.

Ai tha se ka përjetuar gjëra të tmerrshme në kohen e tij pasi portierët e asja kohe trajtoheshin shumë keq nga ata që janë sot.

Madje Canizares tha se ishte i gatshëm ta vriste një tifoz, por nuk u lejua nga sigurimi, duke thënë se kjo ishte një tentim vrasje.

“Në kohën time portierët trajtoheshin shumë keq, unë kam qenë një portier i trajtuar shumë më keq se çdo portier aktual . Një ditë më hodhën një sedilje, të cilën e grisën me rrënojat e çimentos. Unë do të vrisja dhe një operator doli dhe e hoqi. Kjo është një tentativë vrasjeje , kujton portieri spanjoll./IndeksOnline/