Me një lojtar më pak, Juventusi fiton me përmbysje ndaj Leipzigut

Juventusi ka marr tre pikë të plota nga udhëtimi në Gjermani.
Në ndeshjen e javës së dytë të Champions League, ”Zonja e Vjetër”, shënoi firore si mysafire e Leipzigut, me rezultat 2-3, shkruan IndeksOnline.
Benjamin Sesko i dha epërsinë Leipzigut në minutën e 30-të. Me rezultat 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë.
Me të nisur pjesa e dytë, Dusan Vlahovic barazoi shifrat në minutën e 50-të.
Nëntë minuta më vonë, skuadra italiane mbeti me një lojtar më pak, pasi Michele Di Gregorio u ndeshkua direkt me karton të kuq.
Sesko i dha edhe njëherë epërsinë skuadrës gjermane, pasi u tregua i sakt nga penalltia, në minutën e 65-të.
Juventusi edhe pse me një lojtar më pak, arriti ta përmbyste rezultatin dhe të merrte tre pikë nga kjo përballje.
Vlahovic me golin e dytë personal barazoi rezultatin në 2-2, në minutën e 68-të, ndërsa golin e fitores për bardhezinjët e shënoi Francisco Conceicao, në minutën e 82-të.
Juventus është në mesin e skuadrave që kanë nga dy fitore në dy ndeshjet e para, ndërsa Leipzigu në mesin e atyre që kanë nga dy humbje./IndeksOnline/