75 Mall Live Search
23:45 / E Mërkurë, 02 Tetor 2024 / S Z

46 të vrarë nga sulmet e sotme izraelite në Liban

46 persona janë vrarë në sulmet në të gjithë Libanin gjatë ditës së sotme.

Kështu ka thënë Ministria e Shëndetësisë atje, duke thënë se gjatë kësaj periudhe janë plagosur edhe 85 persona, shkruan SkyNews, transmeton Klankosova.tv.

Kjo ministri gjithashtu raportoi se vdekjet ishin rezultat i sulmeve izraelite në Libanin jugor, Nabatieh, Bekaa, Baalbek-Hermel dhe Malin Liban.