Sot mot me diell dhe vranësira, pasditja me shi

Për ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku kryesisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të ketë reshje lokale shiu.
Sipas MeteoKosova, era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë me shpejtësi prej 10-41 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 12°C.
Ndërsa, ato maksimale prej 20 deri në 24°C.