Policia shqiptoi 2605 gjoba trafiku gjatë 24-orëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24-orëve të kaluara ka shqiptuar 2605 gjoba në trafik.
Sipas raportit të policisë, gjatë 24-orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 10 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 39 me dëme materiale.
Policia njofton se janë arrestuar 21 persona, ndërkaq 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje.