Ish-deputeti gjerman kritikon qasjen e vendeve të Quint-it ndaj Kosovës: E kanë gabim!

Reinhard Butikofer, e ka kritikuar qasjen e shteteve perëndimore.
Ai i cilësoi gabim veprimet e tyre ndaj Kosovës.
Ish-deputeti gjerman nga radhët e të gjelbërve, tha se është inkurajuese pjesëmarrja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në Forumin e Varshavës, me temë “Fokusi në Ballkanin Perëndimor: Lidhja e Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian”.
“Për të ftuar Albin Kurtin për adresim ishte një hap i mirë, i guximshëm dhe i domosdoshëm, duke sinjalizuar qartë se sa gabim është QUINT-i në ostracizmin e tyre ndaj Kosovës”.
To invite @albinkurti to give this address was a good, couragious and necessary step, signalling clearly how wrong the Quint is in their ostracism of #Kosovo. https://t.co/eL0Wo0QvOH
— Reinhard Bütikofer (@bueti) October 3, 2024