75 Mall Live Search
13:38 / E Enjte, 03 Tetor 2024 / G T

E ka pronar, por Messi mbrëmë i theu një rekord Beckhamit

Futbollisti i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi fitoi një titull të radhës me Inter Miamin.

Përveç titullit, Messi shënoi një gol nga gjuajtja e lirë dhe theu një rekord të David Beckhamit, pronarit të tij te skuadra amerikane, shkruan Indeksonline

Image

Messi pas golit nga gjuajtja e lirë shkoi në shifrën e 66 golave, një më shumë se David Beckhami (65).

Kujtojmë se futbollisti me më së shumti gola nga gjuajtja e lirë është braziliani i famshëm, Juninho me 77 gola – pas tij vjen Pele me 70 gola dhe Ronaldinho me 68 gola nga gjuajtja e lirë./Indeksonline/